Kurti: Asociacion nuk ka më në Kosovë

Kurti: Asociacion nuk ka më në Kosovë

Kandidati i VV-së për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti, në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “ka vdekur”.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe praktikisht ‘ka vdekur’, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i 23 dhjetorit të vitit 2015, ka thënë që asnjëri prej shtatë kapitujve nuk është në përputhje Kushtetutën,  gjithsej 23 nene të Kushtetutës janë shkelur, rrjedhimisht nuk ka më Asociacion. Por nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës, sepse asnjë serb i Kosovës nuk protestojë pas aktgjykimit  të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion nuk ka më në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se Asociacion “varroset” me 6 tetor dhe se ata që e kanë mbështet shkojnë bashkë me të./21Media