Kurti dhe Brnabiq afër njëri-tjetrit në samitin e Londrës

Kurti e Brnabiq në samitin e BERZh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kreyministrja serbe, Ana Brnabiq sot e kanë pasur ballafaqimin e tyre të parë në një samit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) në Londër.

Në një foto të publikuar në “Twitter” nga gazetari, Tim Judah shihet se Kurti dhe Brnabiq janë të ulur afër njëri-tjetrit.

“Gati për të rënë dakord me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Brnabic. Do të jetë interesante të dëgjojmë se çfarë ndodh prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Në samitin e BERZh që është duke u mbajtur sot janë pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeminstrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe Zoran Tegeltija, kryeministër i Bosnjës dhe Hercegovinës.

 

Back to top button