Kurti dy muaj pas zgjedhjeve: Ta ndërtojmë këtë shpresë

I pari i VV-së thotë se qytetarët votuan për ndryshim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën dy muaj më parë.

Kurti përmes llogarisë së tij në “Twitter” ka thënë se qytetarët kanë votuar masivisht për ndryshim që t’i lënë prapa korrupsionin dhe përfitimet personale.

“Sot dy muaj më parë, populli i Kosovës votoi masivisht për ndryshim. Jo vetëm ndryshim retorik, por të vërtetë dhe ndryshim kuptimplotë. Një shkëputje nga e kaluara e korruptuar dhe humbur e udhëhequr për përfitime personale, drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe. Le ta ndërtojmë këtë shpresë”, ka thënë i pari i VV-së.

Sot bëhen dy muaj që nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe ende pa ndonjë marrëveshje konkrete për formimin e institucioneve të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalur e para kështu duke marrë 29 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, një më pak 28./21Media

Back to top button