Kurti e Mustafa takohen sërish

VV-LDK në takime për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje

​Kryetarët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, sot nga ora 15:30 do të vazhdojnë takimin për të negociuar formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Kurti e Mustafa janë takuar dy ditët e kaluara, në takime që kanë zgjatur më shumë se tre orë, por pas përfundimit të takimeve, asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.

E tëra çfarë është thënë pas takimeve, janë deklaratat e zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se ka lëvizje pozitive dhe dy kryetarët do të takohen sërish.

Me tone optimiste për takimin e djeshëm është shprehur edhe LVV, e cila përmes një komunikate ka njoftuar shkurt se ka përafrime të qëndrimeve dhe se do të takohen sërish.

Ora e takimit ndërmjet Kurtit e Mustafës, ende nuk është bërë e ditur./21Media

Back to top button