U bisedua për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor

U bisedua për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti takoi sot kandidatin për deputet nga komuniteti rom, kryetarin e PREBK-së, Albert Kinollin.

LVV njoftoi se në takimin miqësor me Kinollin, që përfaqëson komunitetin rom në Kosovë biseduan për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor që pritet të çertifikohet këto ditë, për qeverinë e re dhe për mundësitë e bashkëpunimit drejt një shtetndërtimi demokratik që siguron mirëqenie e progres për gjithë qytetarët e Republikës.

“Kryetari Kurti e njoftoi z. Kinollin me prioritetet e qeverisë së re, ku, krahas zhvillimit ekonomik për punësim dhe sundimit të ligjit e luftimit të korrupsionit të lartë, të rëndësishëm e sheh si zbatimin e politikave sociale që zbusin pabarazinë ashtu edhe krijimin e një kohezioni shoqërorë që zhvillon dhe integron, gjithnjë duke theksuar të përbashkëtat para dallimeve, edhe pakicat kombëtare që jetojnë në Kosovë”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tutje, siç theksohet, në fund të takimit është shprehur dëshira që të vazhdohet komunikimi dhe bashkëpunimi i mëtejmë.