Për nder të 12 vjetorit të pavarësisë

Për nder të 12 vjetorit të pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kuriti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Bashkë me ta ishin edhe ministra e zëvendësministra të kabinetit qeveritar.

Kurti, tha se sot kanë bërë homazhe në Prekaz, në kryeqytetin e kryengritjes për liri. “Në 12-vjteorin e shpalljes së pavarësisë i kujtojmë me mall e pikëllim por edhe me shumë krenari”, ka thënë ai.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se sot ishin për të nderuar në këtë 12 vjetor komandantin legjendar Adem Jasharin dhe familjen e tij.

Këto homazhe po bëhen për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./21Media