Kurti e takoi teoricienin e mirënjohur botëror, Francis Fukuyama

Kryeministri Albin Kurti, sot në Athinë  u takua dhe bisedoi me teoricienin e mirënjohur botëror nga Chicago, të sistemeve politike dhe ekonomisë politike, Francis Fukuyama. Siç informoi Zyra e Kryeministrit, Kurti e njoftoi Fukuyama-n për progresin demokratik dhe ekonomik në Kosovë si dhe zhvillimet e reja që ndërlidhen me dinamikat gjeopolitike pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë.
“Gjatë këtij takimi, diskutuan edhe se çka mund të mësojmë nga historia dhe teoria për mbrojtjen e të drejtave, drejtësisë dhe demokracisë në të ardhmen. Kryeministri e ftoi Prof.Fukuyama të vijë në Prishtinë e ta vizitojë Republikën e Kosovës.”, u bë e ditur në komunikatë.
Po ashtu, u diskutuan për Bashkimin Evropian, NATO-n dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet e Ballkanit./21Media

Back to top button