Kurti e thotë sërish në Kuvend: Irritohem kur dikush vjen në zyrën e kryeministrit e më thotë vëlla

1 min read

Kryeministri Albin Kurti sërish përmendi në Kuvend disikutimin me kryetarin e SBASHK-ut për të cilin tha se gjatë takimit iu ka referuar si “vëlla”.

Kurti në Kuvend tha se ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër.

“Ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni, nuk ka më kryeministër me vllazni unë natyrisht që irritohem kur dikush vjen në zyrën e kryeministrit kur dikur ka qenë dikush tjetër tash jam unë një ditë vjen dikush tjetër të thotë vëlla. Është me rëndësi të kuptohet vizioni im të ndahet publikja prej privates”, deklaroi Kurti

Në anën tjetër e kryeatri i sbashk gjatë raprtimit në Komisonin për Arsim tha se është bullizuar a nga kryeministri në kuvend për shprehjen vëlla./21Media