Kurti ka përmendur disa arsye se pse do të kujtohet Robert Elsiet

Kurti ka përmendur disa arsye se pse do të kujtohet Robert Elsiet

Në radhën e gjatë të atyre që sot kanë shprehur hidhërim për lajmin e vdekjes se albanologut kanadez, Robert Elsie-t, ka qenë edhe deputeti Albin Kurti.

Kurti ka thënë se me hidhërim ka mësuar këtë mëngjes për vdekjen e Robert Elsie-t, studiuesit kanadezo-gjerman që ka dhënë shumë për kulturën shqiptare.

Deputeti i VV-së ka thënë se atij nuk i takon që ta vlerësooj kontributin e Elsiet mirëpo ka përmenduar aktivitetin e pandalshëm të tij.

“Kontributin e Elsie-t në studimet albanologjike apo në përkthimet e tij mua nuk më takon ta vlerësoj, atë le ta gjykojnë specialistët.Megjithatë, duhet përmendur me shumë mirënjohje aktiviteti i tij i pandalshëm. Në një moment të amullisë vlerore e kulturore, kur banalja është bërë shumë pjellore, Robert Elsie me përgatitjen e publikimin online të antologjive të letërsisë dhe koleksioneve të folklorit e fotografisë, ai krijoi një pasqyrë ku shqiptari modern të mund të rrokte një gjerësi të kulturave e historive të kombit të tij. E me përkthimet e letërsisë shqipe në gjuhë të tjera ai ka ndihmuar në komunikimin e kulturës sonë me botën. Për këto e për shumë të tjera do ta kujtojmë e do ta respektojmë Robert Elsie-n”, thuhet në postimin e Kurtit.

Ndryshe sot në moshën 67 u nda nga jeta albanologu kandaez Robert Elsiet. Ai ishte studiues i letrave shqipe, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore./21Media