Kurti emëroi këshilltar të jashtëm politik, Durim Berishën

Kurti e uroi Berishën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi sot Durim Berisha si këshilltar të jashtëm politik.

Durimi bartë titullin Doktor Shkence në fushën e Juridikut, me profil në Ligjin Kushtetues, Kushtetues Krahasues, Kushtetues të Drejtësisë dhe Teorisë pranë Heinrich Heine University në Düsseldorf të Gjermanisë.  Ai ka një përvojë pune të zhvilluar si në ligjërim e akademi ashtu edhe në disa prej institucioneve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare që merren me këshilla ligjore dhe sundim të ligjit.“, bëhet e ditur në komunikatën e qeverisë.

Me rastin e emërimit të Berishës, kryeministri Kurti i uroi Berishës suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu bindjen se përvoja dhe ekspertiza e tij do të jenë një ndihmesë e madhe për punët që e presin ekzekutivin drejt shtetndërtimit demokratik dhe sundimit të ligjit në vend./21Media

Back to top button