Vetëvendosje prezantoi kandidatët për deputetë

Vetëvendosje prezantoi kandidatët për deputetë

Edhe pse fushata zgjedhore dhjetëditëshe zyrtarisht fillon më 25 shtator një si parafushatë ka javë që po zhvillohet, madje dita – ditës po bëhet më intensive.

Të gjitha partitë janë në kërkim të votave të qytetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje prezantoi në Prishtinë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kandidati i kësaj partie për kryeministër Albin Kurti tha se ndër vendimet e para që do t’i merrte do të jetë reduktimi i shpenzimeve qeveritare, duke zvogëluar numrin e zëvendëskryeministrave, ministrave dhe këshilltarëve./21Media