Kurti: Forcimi i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit, prioritet i qeverisë së re

Kurti përballë studentëve ndërkombëtarë

​Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një prezantim para 120 studentëve ndërkombëtarë nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut, ka thënë se programi zhvillimor i Lëvizjes në qendër ka krijimin e vendeve të reja të punës dhe shtetndërtimin demokratik ku ka sundim të ligjit.

Kurti foli për situatën aktuale politike në vend, duke sqaruar rëndësinë e zgjedhjeve të 6 tetorit, arsyet e vonesës për formimin e institucioneve të reja dhe përpjekjet që po bëhen për formimin e tyre.

Ai paraqiti para studentëve programin zhvillimor te Lëvizjes që në qendër ka krijimin e vendeve të reja të punës dhe shtetndërtimin demokratik ku ka sundim të ligjit. “Prioritet i qeverisë së re se do të jetë forcimin i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit”, theksoi Kurti në fjalën e tij.

Sipas VV-së, pas prezantimit të shkurtër, studentët parashtruan pyetjet që zgjeruan diskutimin mbi pikat programore të Lëvizjes Vetëvendosje që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit.

“Studentët mes tjerash u interesuan edhe për qëndrimet e Lëvizjes për çështje të caktuara ndër vite, për hapat konkret të Lëvizjes si udhëheqëse e qeverisë së ardhshme, si dhe për marrëdhëniet dhe politikat që bashkojnë komunitetet e ndryshme në Kosovë”, thuhet në komunikatëne VV-së./21Media

Back to top button