Kurti fton në bisedime disa deputetë dhe koalicionin LDK-AKR-Alternativa

Kurti ka thënë se janë të gatshëm të formojnë Qeverinë

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti ka thënë se pas zgjedhjeve të fundit qytetarët kanë votuar për ndryshime dhe se Vetëvendosja është e gatshme për këto ndryshime.

Kurti në një konferencë për media i ftoj partitë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe po ashtu deputetët nga koalicioni PAN të cilët nuk janë të kënaqur më gjendjen në vend që të ulën në tryezë më Vetëvendosjen dhe të bisedojnë për formimin e qeverisë në krye më ta.

Kurti po ashtu tha se Vetëvendosja ka legjitimitetin që formojë qeverinë pasi që qytetarët kanë votuar për ta dhe se ndryshime në vend mund të vijnë vetëm më Vetëvendosjen./21Media

Back to top button