Kurti: Gjykata Speciale padrejtësi e pashembullt

Këtë javë i ftuar në emisionin Argument Plus ishte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Kurti komentoi edhe Gjykatën Speciale, duke e quajtur padrejtësi jo vetëm të re, por edhe të pashembullt, e kjo jo vetëm në historinë tonë por edhe më gjerë, ndaj një populli dhe një lufte çlirimtare.

Lideri i LVV përmendi edhe njëherë se kur ishte miratuar amandamenti që i kishte hapur udhë Gjykatës Speciale, Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër kësaj. Sipas tij ata vazhdojnë të jenë kundër dhe ta kritikojnë këtë Gjykatë, shkruan rtv21.tv.

“Është për të ardhur keq një gjykatë e tillë sui-generis e cila do të merret ekskluzivisht me UÇK-në dhe shqiptarët, ndërkohë që Tribunali i Hagës dhe Gjykata për Krime të Luftës në Serbi as për së afërmi nuk kanë arritur të adresojnë agresionin dhe hegjemoninë militariste të Serbisë në katër luftërat në vitet e 90ta të cilat e shkatërruan Jugosllavinë“, deklaroi Kurti./21Media

Back to top button