"Pasi që e kam heq për landën e parë, tha nuk mjafton kjo"

“Pasi që e kam heq për landën e parë, tha nuk mjafton kjo”

Kryeministri i Kosovës, gjatë seancës në Kuvend  që po mbahet kundër qeverisë së tij, tha se gjatë bisedave me ambasadorin Richard Grenell, ky i fundit i ka thënë që ta ‘harrojë’ reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Me ambasadorin Grenell unë kontaktoj çdo ditë, më duhet të them se një pjesë të mirë të kohës nuk pajtohemi. Unë mbaj qëndrimin tim sepse mbroj interesat e Kosovës. Ai thotë harroje reciprocitetin, nuk mund ta harroj”, tha Kurti në Kuvend.

Kurti tha se për çdo ditë kontakton me Grenell dhe se nuk duhet të ekzistojë një kontradiktë BE – SHBA.

“Për çdo ditë shkruhem me ambasadorin Grenell, pra unë jam në kontakt me të. Pasi që e kam heq për landën e parë, tha nuk mjafton kjo. Prapë më ka shkru, i kam shkru edhe unë, më është përgjigjë. Por këtoj janë komunikime tona. Me Lajçakun asnjë tekst mesazh nuk e kam. As me Borrelin nuk e kam, por unë jam kundër kontradiktës BE – SHBA. Dyjat na duhen”, tha Kurti./kallxo