"Nëse nëpër Ballkan jemi të ndarë nëpër shtete, mërgata jonë është e bashkuar dhe ne këtë edhe e duam, edhe e respektojmë"

“Nëse nëpër Ballkan jemi të ndarë nëpër shtete, mërgata jonë është e bashkuar dhe ne këtë edhe e duam, edhe e respektojmë”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një tubim elektoral me mërgatën në Berlin të Gjermanisë, ka thënë se himni i Shqipërisë bashkon të gjithë shqiptarët.

Kur erdhët ju në tubim, bashkatdhetarët ju pritën me himnin e Shqipërisë. A nuk është ky një provokim për dikë që dëshiron të bëhet kryeministër i Kosovës?, është pyetur Kurti në një intervistë për DW.

“Dy të tretat e shqiptarëve në Berlin janë nga Maqedonia e Veriut, po ashtu kemi edhe shumë shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Lugina e Preshevës. Ne duam të theksojmë atë çka është e përbashkët për të gjithë njerëzit në këtë tubim: nëse nëpër Ballkan jemi të ndarë nëpër shtete, mërgata jonë është e bashkuar dhe ne këtë edhe e duam, edhe e respektojmë”, është përgjigjur Kurti.

A nuk do të ishte e udhës që të luheshin të tëra himnet e bashkatdhetarëve?, është pyetur tutje Kurti.

“Ai himni tjetër është pa tekst nuk e këndon dot dhe mendoj që mirë është kështu siç është në këtë organizimin që bëmë. Unë i respektoj simbolet e institucioneve të Kosovës në institucione dhe flamurin dhe himnin e Kosovës do ta respektoj nesër, pasnesër, si kryeministër. Mirëpo mërgata jonë e ka të përbashkët përkatësinë në kombin shqiptar, i cili është shumë më i madh sesa është Kosova. Do të ishte gabim po të veprohej ndryshe”, ka thënë Kurti./21Media