Vlerësohet lartë roli i ikonës së artit

Vlerësohet lartë roli i ikonës së artit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe dhe vendosi lule pranë arkivolit të aktores së shquar të Kosovës, Leze Qena, e cila dje ndërroi jetë.

“Roli i aktores Qena duhet vlerësuar lartë, sepse varësisht nga mosha e gjithsecilit prej nesh, ajo ishte ose nëna ose gjyshja ideale.”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Aktorja pas vetes ka lënë një bagazh të pasur të karrierës së saj për disa dekada në artin e vendit. Varrimi i së ndjerës u bë sot./21Media