Çështjen e taksës 100%, Kurti tha se do ta zëvendësojë me parimin e reciprocitetit me Serbinë

Çështjen e taksës 100%, Kurti tha se do ta zëvendësojë me parimin e reciprocitetit me Serbinë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje,  Albin Kurti sonte tha se partia e tij është dënuar që të krijojë në koalicion qeverisës me LDK-në e Isa Mustafës.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” ai tha se nëse nuk do të arrihet marrëveshja, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Ai konfirmoi se bisedimet do të nisin të enjten dhe se LDK-së ishte i gatshëm t’i linte postet e ministrit të Jashtëm dhe kryetarit të Kuvendit.

Ai tha se ishte i gatshëm të riniste dialogun me Serbinë, të cilin tha se do ta merrte vetë përsipër, duke ia hequr Presidentit Thaçi.

Për çështjen e taksës 100%, Kurti tha se do ta zëvendësojë me parimin e reciprocitetit me Serbinë.

Ai u shpreh i vendosur që Serbia ta njohë Kosovën, duke theksuar se nuk do të pranojë shkëmbimin e territoreve.

Kurti pranoi se marrëdhëniet personale me kryeministrin Rama nuk janë të mira aktualisht, por u shpreh i gatshëm për t’i përmirësuar ato, shkruan tvklan

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime. Nga rezultatet preliminare të KQz-së, VV ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga LDK me 24.82 për qind të votave, ndërsa PDK ka dalë e treta. Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.