Vetëvendosje mobilizohet për zgjedhje

Vetëvendosje mobilizohet për zgjedhje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar nga presidenti Hashim Thçi që t’i shpallë zgjedhjet, si dhe ka thënë se ata janë të mobilizuar për zgjedhje.

“Presidenti Thaçi duhet të na thërrasë për ta caktuar datën e zgjedhjeve. Kaq! I bëj thirrje të mos e zvarrisë proceduralisht procesin drejt zgjedhjeve të lira demokratike. Kosova sot nuk ka qeveri.  Kosova duhet të bëhet me qeveri të re, mirëpo për këtë duhet të flasin qyetetarët njëherë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Ai tutje ka thënë se Vetëvendosje po përgatitet për zgjedhje të reja.

“Ne po i mobilizojmë si Lëvizje Vetëvendosje strukturat tona dhe po i përgadisim ato për zgjedhje të reja, fundja edhe letra e dorëheqjes së ish kryeministrit ishte fillim i fushatës.”,ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se kurrë më të gatshëm për zgjedhje nuk kanë qenë si LVV. Tutje ka bërë të ditur se Këshilli i Vetëvendosjes do të mblidhet për ta bërë listën e kandidatëve.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje dje nga posti i kryeministrit pasi që është ftuar nga Gjykata Speciale. Me dorëheqjen e tij ka rënë edhe qeveria./21Media