Përgjigja e Kurtit

Përgjigja e Kurtit

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i është përgjigjur letrës së presidentit Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë. Kurti ka bërë të ditur se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës është në fazën e finalizimit.

Thaçi në letrën e tij, kishte thënë se Kurti duhet ta njoftojë sa më shpejt në rast të pranimit apo refuzimit të propozimit të kandidatit për kryeministër. Por, Kurti thotë se mesazhi i Thaçit përbën ndërhyrje dhe paragjykim të procesit të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues për subjektin fitues.

“Kushtetuta e Kosovës nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në procesin e caktimit të mandatarit apo edhe të garantimit të një shumice parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë në Kuvend. Kjo si rrjedhojë e parimit që quhet ‘zinxhir i legjitimimit kushtetues’ ku i vetmi organ kushtetues që legjitimohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli është Kuvendi, andaj, ndaj të njëjtit mund t’i supozohet ose t’i imponohet shprehja e vullnetit nga një organ tjetër sikur që është Presidenti i Republikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit.

Kurti ka thënë VV nuk po e shfrytëzon këtë kohë për të neglizhuar ndërtimin e koalicionit as edhe të cenojë autoritetin e presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike që adreson një dakordim për programin qeverisës.

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më 10 janar përmes një letre ia ka rikujtuar kryetarit të VV-së, Albin Kurtit caktimin e mandatarit. Thaçi tha se ende nuk ka pranuar propozimin e Kurtit për kryeministër ashtu siç ky i fundit kishte premtuar në takimin e fundit më 6 janar./21Media