Kurti: Nuk i kemi shfrytëzuar mundësitë që na ofron kushtetuta dhe ligji për FSK-në

Kurti: Nuk i kemi shfrytëzuar mundësitë që na ofron kushtetuta dhe ligji për FSK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, teksa ka folur për dështimet  Qeverisë në seancën e Kuvendit,  tha se Qeveria ka dështuar ta pajisë FSK-në me helikopter që siç tha ai,  ani pse është e mundshme, por ka munguar interesimi.

“Sa i përket ushtrisë, neni 10.2 në ligjin për FSK thotë se FSK është e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armë të rënda siç janë tanket, artileria e rëndë apo kapacitete sulmuese ajrore. Është e mundshme që FSK të ketë helikopter, por nuk kanë qenë të interesuar për një gjë të tillë. Thuhet se FSK duhet të ketë armatim të lehtë. A e dini cka është armatimi i lehtë? Çdo armatim që nuk ka nevojë për tërheqje të motorizuar quhet armatim i lehtë. Ne nuk i kemi shfrytëzuar mundësitë që na ofron kushtetuta dhe ligji për FSK. Qeveritë që nuk i kanë shfrytëzuar mundësitë aktuale nuk janë këtu për të na i rritur ato”, tha Kurti.

Ndryshe po vazhdon debati në Kuvend në lidhje me 100 ditëshin e Qeverisë, iniciuar nga LDK-ja.