Kurti: Iu kemi borxh familjarëve të cilët kanë paguar çmimin e lirisë edhe pas çlirimit

Kurti në Mitrovicë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000, e cila u mbajt në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Komunën e Mitrovicës.

Para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues institucionalë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, kryeministri Kurti tha se edhe si shtet i Kosovës por edhe institucionet e Republikës, iu kanë shumë borxh këtyre familjarëve të cilët kanë paguar çmimin e lirisë edhe pas çlirimit dhe njëkohësisht janë dëshmi e gjallë se plagët tona mbeten të hapura./21Media

 

Back to top button