Kurti iu premton zgjidhje protestuesve para Trepçës

Kurti thotë se zgjidhja nuk mund të bëhet për tri ditë

Kryeministri, Albin Kurti takoi protestuesit para ndërmarrjes “Trepça”, të cilët po kundërshtojnë punësimet që janë bërë në këtë ndërmarrje.

Sipas protestuesve punësimet janë bërë me nepotizëm. Ata i kërkuan nga Kurtit që të merr vendim për shkarkimin e bordit.

Ndërsa, Kurti u tha se do t’i shqyrtojnë ankesat, por që sipas tij një gjë e tillë nuk mund të bëhet për tri ditë ose për një javë.

“Nuk mjafton të ndërrohet vetëm qeveria, por edhe pushtet tjera.”, tha ai.

Kurti kritikoi pushtet e mëparshme të cilat sipas tij kanë hapur konkurse në kohë fushatash, ndërkohë që u zotua se nuk do të ndalet për t’i luftuar këto dukuri.

Kurti mori një kopje të dokumentacionit që protestuesit ia ofruan si provë dhe i sugjeroi ata që të bëjnë ankesë.

“Me u ndal nuk do të ndalemi por do ta merr kohë sepse e keqja është trashur.”, tha kryeminsitri Kurti./21Media

Back to top button