Kurti kërkon dorëheqjen e Haradinajt, Veselit dhe Hoxhës

“Të tre këta duhet të japin dorëheqje”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në lidhje me datën e liberalizimit të vizave ka pohuar se Komisioneri për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn foli e tha: viti 2020!

“Datat e mëhershme për liberalizim në vitin 2018, i kishin premtuar veçse Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Dhurata Hoxha”, ka thënë Kurti.

“Për herë të parë një zyrtar i lartë i BE-së përmendi datë për liberalizimin e vizave në Kosovë. Komisioneri për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, foli e tha: viti 2020! Datat e mëhershme për liberalizim në vitin 2018, i kishin premtuar veçse Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Dhurata Hoxha. Të tre këta duhet të japin dorëheqje. Po ashtu, ky pushtet ia ka borxh 8.200 hektarë shtetit tonë, të cilat ia dha Malit të Zi. E sa për Thaçin, ai mbase tashmë po negocion për liberalizim të vizave për Rusi. Me këta njerëz po na largohet Evropa e po na rrudhet Kosova’, ka shkruar Kurti në Facebook.

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn në një konferencë të mbajtur në Prishtinë për liberalizimin e vizave tha se një gjë e tillë merr kohë që të miratohen, të gjitha dispozitat ligjore. Sipas tij, data më reale për liberalizim është viti 2020.

Back to top button