Kurti komentoi letrën e Mike Pompeo për heqjen e taksës

Kurti u shpreh se e kanë për obligim që t’i bëjnë përgatitjet e duhura për vendosjen e reciprocitetit dhe menjëhere ta heqin tarifën 100%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e komentoi letrën e sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo, i cili i ka kërkuar kryeministrit Kurti tërheqjen e taksës në mënyrë që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

Në një intervistë për RTV21, kryeministri Albin Kurti tha se taksa 100% e vendosur për produktet Serbe dhe atyre të Bosnjë e Hercegovinës do të hiqet, siç tha ai kur të vendoset reciprociteti.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë që të bëjmë dialog me parime e të përgatitur mirë dhe që ta heqim tarifën 100% porsa ta vendosim reciprocitetin. Më 6 tetor në kudër te fushatës sonë patëm fituar në zgjedhje me këtë zotim që ne e kemi obligim që t’ia mbajmë popullit tonë. Nuk e kemi vënë ne tarifën, ne e duam reciprocitetin, por tash kur nuk janë bërë më shumë se 10 ditë në detyrë, ne e kemi për obligim që t’i bëjmë përgatitjet e duhura për vendosjen e reciprocitetit dhe menjëhere ta heqim tarifën 100%”, tha kryeministri Kurti për RTV21./21Media

Back to top button