Kurti: Kosova nuk do t’ia dilte pa mbështetjen e Shqipërisë

Rama: Bashkëpunimi me Kosovën është prioritet i prioriteteve Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri u takua me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Pas takimit kryeministri Kurti tha se dëshiron që të kenë një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Sipas tij, Kosova në shumë sfida të saj që ka pasur, nuk do t’ia dilte me sukses pa mbështetjen e Shqipërisë. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve për Shqipërinë. Të dy kryeministrat paralajmëruan mbledhjen e ardhshme të dy qeverive që pritet të mbahet në qytetin e Shkodrës në Shqipëri, dhe formimin e një komisioni ndërshtetëror.( Teksti- Kujtesa Bajrami- FANA, kamera- Berat BAHTIRI)./21Media

 

Back to top button