Kurti: Lëreni Ilijan të luajë lirshëm kudo që ai zgjedh

Kurti reagon për rastin e futbollistit Iviq

Futbollisti serb Ilija Iviq, luan për Flamurtarin e Prishtinës dhe së fundi është ftuar nga U-19 e Kosovës. Në një intervistë Iviq ka thënë se do të luante për Kosovën, ndërsa tani atij i janë larguar prindërit nga puna.

Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka porositur që ta lënë Ilijan të luajë ku do që ai zgjedh. “

“Dje, një djalë 17-vjeçar në Graçanicë, Ilija Iviq, ishte subjekt i izolimit nga strukturat lokale të ndikuara nga Beogradi për shkak të dëshirës për të luajtur me shqiptarët. Marrëveshjet si të vetme nuk mund t’i rregullojnë problemet e dikujt me racizmin apo urrejtjen ndaj të tjerëve. Lëreni Ilijan të luajë lirshëm kudo që ai zgjedh”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media

Back to top button