Bislimi tregon çfarë u diskutua në takim

Bislimi tregon çfarë u diskutua në takim

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin Albin Kurti mbrëmë janë takuar me deputetin gjerman Peter Bayer dhe anëtarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Christian Shmidt.

Bislimi tregoi se në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Tutje ai bëri të ditur se gjatë takimit, deputetët u interesuan për mbarëvajtjen e bisedimeve rreth formimit të qeverisë së re të Kosovës, elementet kryesore të dakorduara në programin qeverisës, si dhe për arsyet dhe pasojat eventuale nga ngecjet momentale në këtë proces.

U potencua nga të dy palët rëndësia që ka finalizimi i suksesshëm i negociatave, në mënyrë që vullneti i shumëpërmendur i qytetarëve për ndryshim rrënjësor, në asnjë rrethanë të mos vihet në pikëpyetje”, shkroi Bislimi.

Kujtojmë se Bayer dhe Shmidt sot u takuan edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa./21Media