Kurti propozon që Osmani të jetë bartëse e listës

Kurti propozon që Osmani të jetë bartëse e listës

Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti publikoi letrën e tij dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ku i kërkon që të garojnë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër, por le të bëhet ajo ose ai që fiton më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, shkruan rtv21.tv.

Kurti shprehë gatishmërinë që si bartëse të listës ta lërë Vjosa Osmanin, kurse në numrin 2 të vendoset kandidati i LVV. Sipas Kurtit numri 1 në listën garuese është bartës liste kurse numri 2 është përfaqësues i koalicionit.

Kurti deklaroi se shpreson në një përgjigje pozitive nga ana e Mustafës.

Ndryshe, sot është dita e fundit kur mund të vendoset për ndonjë koalicion parazgjedhor./21Media