Kurti në krye të Qeverisë

Betohet Kurti

Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan rtv21.tv

“Ne anëtarët e Qeverisë së Republikës së Kosovës të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës betohemi solemnisht se me përgjegjësi, përkushtim dhe ndershmëri do t’i kryejm të gjitha detyrat dhe punët që i kemi sipas mandatit të dhënë, gjithmonë duke zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës…”, ka thënë Kurti.

Qeveria Kurti mori 66 vota nga 82 deputetët që ishin në sallë, duke marrë votat e mjaftueshme për Kryeministër. Pos votave për, kishte edhe 10 abstenime. Para votimit, opozita lëshoi sallën./21Media

Back to top button