Nuk bën të vonohemi aq më pak të nxitohemi”

Nuk bën të vonohemi aq më pak të nxitohemi”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ftesat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për takim, ishin të shpejta dhe takime ‘sot për sot’.

“Është e vërtetë që unë sot kam marrë dy ftesa, por agjenda e figurave shtetërore është shumë e ngjeshur dhe ne nuk mund të bëjmë takime sot për sot, përveç kur bëhet fjalë për fatkeqësi natyrore ose luftëra. Shyqyr nuk është asnjëherë prej tyre, prandaj në ditët në vijim, natyrisht se ne do të takohemi për konsultime lidhur me Qeverinë e re dhe me mua si mandatar për formimin e saj. Por nuk është mirë të shkojmë nga një ekstrem në tjetrin, kur në njërën anë seanca konstituve u caktua në ditën e fundit tash të vazhdojmë me dy ftesa në ditë”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Ai ka thënë se pas konstituimit të Kuvendit pret që njëjtë të shkojë edhe formimi i Qeverisë së re, të cilës pritet t’i prijë vetë ai.

“Pak kush ka besuar se konstituimi do të shkojë kaq mirë e shpejtë, unë jam optimist që do të vazhdojmë edhe më tutje njëjësoj edhe me Qeverinë. Nuk bën të vonohemi aq më pak të nxitohemi”, ka deklaruar ai.

Ai ka treguar se ku ishte gjatë ditës së sotme ndërsa ka thënë se nuk mund t’i presë ftesat e tilla.“Unë nuk përtoj asnjëherë, jam njeri i palodhshëm, unë do t’i bëj shqyrtimin e atyre neneve të

Kushtetues të përmendura dhe tash për tash e kemi Kuvendin e Kosovës. Unë kam qenë në Shkup më herët dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot ashtu siç ishin ftesat. Nuk jemi gjimnazistë që të shkruhemi për kafe për takime sot për sot”, tha në fund ai.Sot gjatë ditës, Presidenti Thaçi dërgoi dy ftesa në drejtim të liderit të LVV-së, Albin Kurti, por ai refuzoi të ta takonte atë./kallxo