Kurti u takua me Amabasadorin e Zvicrës Lebet

Kurti u takua me Amabasadorin e Zvicrës Lebet

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në vazhdën e takimeve me ambasadorë, ka pritur sot atë të Zvicrës, Hubert Lebet.

Kurti iu zotua Lebet se do ta luftojë korrupsionin dhe do ta ketë prioritet sundimin e ligjit.

“Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë shtet-ndërtimi demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimi ekonomik për punësim dhe ndryshimet aq të nevojshme në shëndetësi, arsim, e kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë.”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Sot,  Kurti është takuar edhe me Ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall ku gjatë këtij takimi ka thënë se për dialogun me Serbinë është e rëndësishme përmbajtja./21Media