Kurti: Nga 1 mijë euro në vit për 1 mijë vajza

Kryeministri Albin Kurti, njoftoi se nëpërmjet 1 mijë bursave studentore do të ofrohet mbështetje financiare për 1 mijë vajza studente në fushat e STEM në Kosovë.
Të drejtë aplikimi, sipas kryeministrit, do të kenë të gjitha studentet e rregullta të fushave STEM në vitin akademik 2021-2022 në nivelin bachelor.
Kurti tha se duhet të sigurohemi që vajzat në Kosovë gëzojnë përfitimet e revolucionit teknologjik që ka ndryshuar jetën e njerëzimit.
Tutje, theksoi se e drejta e vajzave për arsimim, veçanërisht në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, është e panegociueshme./21Media

Back to top button