Kurti: Nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm

Albin Kurti flet pas takimit VV-LDK

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm përkundër asaj që interesimi dhe gatishmëria ishte e madhe.

“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm’’, ka thënë Kurti.

Takimi është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës dhe është mbajtur për me gjatë e tre orë. Pjesë e këtij takimi ishin edhe Ambasadorët e QUIN-it, të cilët ishin thirrur në takim nga Lëvizja Vetëvendosje. /21Media

Back to top button