Kurti i bindur që VV do të vijë në pushtet

Kurti i bindur që VV do të vijë në pushtet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës u shpreh optimist për koalicion me LDK-në.

Ndonëse nuk tha diçka konkrete ai u shpreh optimist për koalicion, duke u shprehur se do të bëjë gjithçka publike.

Ne nuk him në koalicione parazgjedhore me ata që ishin në qeverisje të tanishme”, tha Kurti.

Ndërkohë, para gazetarëve ai u shpreh i bindur se do të vijë në pushtet, shkruan rtv21.tv

Jo nese por kur të vijmë në pushtet tha ai”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dje i është përgjigjur zyrtarëve të Vetëvendosjes lidhur me kërkesën për postin e kryeministrit. Ai ka thënë se nuk bëjnë koalicion me asnjë parti që i kushtëzon me këtë post ndërsa ka ftuar zyrtarët e Vetëvendosjes të përmbahen nga deklaratat kushtëzuese.

Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme u shpërnda me 88 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime. Tani presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të caktojë edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan rtv21.tv. Në nenin 66 të Kushtetutës thuhet se zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së Kuvendit, jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes./21Media