Sipas Kurtit, PDK dhe Lista serbe nuk janë parti

Sipas Kurtit, PDK dhe Lista serbe nuk janë parti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti sonte në RTV21 deklaroi se serbëve të Kosovës, atyre që e njohin shtetin tonë do t’ua krijojnë përparësinë që të bëhen ministra.

“Pra mos të provojmë të marrim naj ministër që s’e njeh pa e provu njëhere këta që e njohin”, u shpreh Kurti, shkruan rtv21.tv

Kandidati i VV-së për kryeministër më tutje shtoi se pas 6 tetorit në opozitë bashkë do të jenë PDK dhe Lista Serbe. “Ka ardhë koha që këto dy parti që ishin konstanta e pushtetit të bëhen konstanta e opozitës, e atje le të pastrohen e spastorohen… e të bëhen parti se jo shtete”, tha Kurti duke shtuar se Lista Serbe dhe PDK nuk janë parti.

“Lista Serbe nuk është parti, është shtet i Serbisë, PDK-ja nuk është parti, është shteti i Kosovës i kapur”, shtoi më tutje kreu i VV-së./21Media