Kurti priti në takim diplomatë norvegjez

Kurti priti në takim diplomatë norvegjez

Lideri i Lëvizjes Albin Kurti, së, ka mirëpritur Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore dhe Jens Erik Grøndahl, Ambasadorin Norvegjez në vendin tonë.

Vetëvendosje përmes një njfotimi bën të ditur se Arne Sannes Bjørnstad e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale. Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, ai tha se duhet të nxjerrim mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid.”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare, Vetëvendosje fitoi shumicën e votave, 25,49% duke u pasuar nga LDK me 24,83%.

Këtyre ditëve është paralajmëruar një takim i Vetëvendosjes me LDK-në, pritet që të flasin për mundësinë e bashkëpunimit në krijimin e qeverisë së re./21Media