Kurti i kundërpërgjigjet Edi Ramës

Kurti i kundërpërgjigjet Edi Ramës

Samiti i Ohrit, apo i quajtur ndryshe Mini Schengeni Ballkanik, ka mbledhur gjatë vikendit treshen politike, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Për këtë takim, në të cilën nuk ka marrë pjesë Kosova ka reaguar sot gjatë ditës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Mungesën e Kosovës në këtë samit, kryeministri shqiptar Edi Rama e kishte quajtur si vetëpërjashtim, e kësaj deklarate iu është kundërpërgjigjur lideri i vetëvendosjes Albin Kurti.

‘Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, ka deklaruar Kurti në televizionin shqiptar Report TV.

Kurti ka thënë se ka darkordim që me Serbinë të kenë reciprocitet, teksa shton se ky është edhe vullnet i popullit./21Media