Kurti përgëzoi ambasadorin amerikan për projektin e energjisë në Bondsteel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të projektit të furnizimit me energji në Kampin Bondsteel.
Ceremonia e sotme u organizua në kuadër të projektit “Modernizimi i sistemit elektro-energjetik të Kampit Bondsteel” që synon zvogëlimin e emetimit të karbonit, për të përmirësuar aftësitë e përgjithshme të sistemit elektrik si dhe për të kursyer në koston vjetore të energjisë.
Kurti e përgëzoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, për këtë projekt që pritet të zvogëlojë emetimin e karbonit për 4,500 tonë në vit./21Media

Back to top button