Kurti shpalos planin për energjinë

Kurti shpalos planin për energjinë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në DebatPernime premtoi se nëse ky subjekt vije në pushtet do t’i ndajnë 40 milionë euro për energji efiçinete.

“ Do të dëshironim por s’është e mundshme që të eliminohet linjiti edhe për një periudhë. Besojmë që ndërtimi i kapaciteteve të reja elektroenergjetike nnuk duhet të lidhet vetëm me amvisërinë, por edhe me industrinë , tek ne më shumë shpenzon amvisëria se sa industria.”, tha Kurti.

Ai po ashtu tha se në kuadër të planit për energjinë, do të çojnë përpara nterkoneksionin dhe do ta ndërpresin termocentralin Kosova A.

“Gjithashtu ne do të bisedojmë me Shqipërinë dhe Brukselin dhe të ecim përpara me interkoneksionin pas fajësimit të Serbisë. Ne e kemi mbështetur revitalizimin e Kosovës A me teknologji kundër ndotjes dhe aty ku është B1 dhe B2 mund të bëjmë B3 dhe B4, dy here ka 300 megavat, ky është maksimumi që mund të bëjmë por pas një studimi të mirëfilltë. Termocentrali Kosova A do të ndërpritet, marrëveshja me Countur Global as nuk vjen në shprehje. Termocentralet e reja janë të imponueshme, nuk është se duam por nuk mund ta bëjmë ndryshe deficitin që e kemi në energji”, tha Kurti./21Media