Kurti premton se arsimi do të jetë prioritet i qeverisë së tij

Bajrami: Politika t’i mbajë duart larg nga arsimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se arsimi do të jetë prioritet i qeverisë së tij. Ai tha se do të rrisë investimet në arsim dhe do të bëjë reforma në arsim.

Sipas tij, gjendja në arsim aktualisht është jo e mirë dhe ka nevojë për ndryshim e reformë që e përgatitë universitetin për t’u përballur me sfidat e kohës së sotme.

Kurrë nuk ka pasur qeveri më të interesuar për zhvillimin e arsimit që është parakusht për zhvillimin e vendit”, tha kryeministri në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës me rastin e 50 vjetorit të themelimit të UP-së.

Se arsimi do të jetë prioritet i qeverisë e tha edhe ministrja e Arsimit dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami. Ajo theksoi se politika duhet t’i mbajë duart larg nga arsimi.

Ndërsa rektori Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, kërkoi që arsimi të jetë prioritet i qeverisë së re dhe që politika mos të ndërhyjë në arsim./21Media

Back to top button