Albin Kurti doli i pari në zgjedhjet e 6 tetorit

Albin Kurti doli i pari në zgjedhjet e 6 tetorit

Në ditën që u certifikuan rezultatet që konfirmuan se Lëvizja Vetëvendosje doli e para, lideri i saj Albin Kurti po qëndron në Francë.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku tregoi se u takua me Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Nacionale të Francës Marielle de Sarnez.

Atë e njoftoi për zhvillimet në vend dhe për planin qeverisës.

“Kryetaren de Sarnez e njoftova edhe për zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për përgatitjet tona për programin qeverisës që i përgjigjet vullnetit, të drejtave dhe kërkesës së qytetareve për rend e ligj, luftë kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik dhe arsim cilësor.”, shkroi ndër tjerash Kurti.

Sot në Paris, takova Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Nacionale të Francës, znj. Marielle de…

Gepostet von Albin Kurti am Donnerstag, 7. November 2019

Albin Kurti është i nominuari i VV-së për kryeministër. Aktualisht ky subjekt politik po zhvillon bisedime me LDK-në për bashkëqeverisje.

Sot pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, u zhvillua edhe takimi i fundit në kuadër të grupeve punuese të të dyja partive në të cilin u tha se janë diskutuar për shumë tema, ndërsa për tema kyçe do të diskutohet në nivel liderësh./21Media