Kurti: Shprehim përkushtimin tonë që ashkalinjtë të mos ndjehen të diskriminuar

Dita e Komunitetit Ashkali

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në shënimin e Ditës së Komunitetit Ashkali.

Me këtë rast, Kurti theksoi se në Kosovë e kultivojmë diversitetin si pasuri, duke vënë theksin që qytetarët e Republikës së Kosovës do të trajtohen pa diskriminim e pa privilegje.

Po ashtu, kryeministri Kurti veçoi se do të shprehin përkushtimin e Qeverisë që ashkalinjtë të mos ndjehen të diskriminuar, të marxhinalizuar, por të bëhen ashtu siç duhet të jenë, pra qytetarë të barabartë të shtetit të Kosovës..

Back to top button