Kurti: S’jam në dijeni që ka udhërrëfyes shtesë për vizat për Kosovën

Një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën e paralajmëroi komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin Evropian.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se nuk është në dijeni për kritere shtesë apo për ndonjë udhërrëfyes të ri për vizat në Kosovë.
“Ne i kemi plotësuar 95 kritere para shumë viteve që është më shumë se dyfishi i kritereve që kanë vendet tona fqinje”, tha Kurti.
I pari i ekzekutivit në një prononcimi për media njoftoi se Minister i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla brenda 48 orëve do të jetë në takim në Bruksel me Komisioneren e Bashkimit Evropian për çështje të brendshme në mënyrë që të diskutojë për çështjen e liberalizimit të vizave./21Media

Back to top button