"Bashkë do ta ndërtojmë shtetin për të gjithë e do ta përparojmë shoqërinë e të gjithëve"

“Bashkë do ta ndërtojmë shtetin për të gjithë e do ta përparojmë shoqërinë e të gjithëve”

Kryetari i Lëvizjes Vendvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, është takuar me fytyra të njohura publike nga bota e artit, kulturës dhe sportit në Kosovë.

Kurti ka thënë se në mesin e tyre ndjehesh më kreativ e me më shumë kondicion.

“Sonte takova artistë, njerëz të kulturës e sportistë. Ishte mbrëmje shumë e këndshme. Në mesin e tyre ndjehesh më kreativ e me më shumë kondicion. Të dyja këto të domosdoshme për Qeverisjen tonë të mirë. Ju falemnderit të gjithëve që jeni pranë nesh. Ne duam më shumë art në kulturë dhe më shumë art që bëhet kulturë. Duam edhe më shumë sport, sepse duam më shumë argëtim e shoqërim dhe më pak sëmundje e pasivitet. Me ide të mira e programe gjithëpërfshirëse, përcaktime të qarta dhe vullnet të paepur, bashkë do ta ndërtojmë shtetin për të gjithë e do ta përparojmë shoqërinë e të gjithëve”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media