Kurti sot pranon pozitën e kryeministrit

Ia dorëzon Behgjet Pacolli

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti sot do ta pranojë solemnisht detyrën e re.

Meqenëse ish- kryeministri, Ramush Haradinaj gjendet në SHBA, dorëzimin do ta bëjë ish-zëvendëskryministri i parë, Behgjet Pacolli, i cili është autorizuar nga Ramush Haradinaj.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës është paraparë për në ora 11:00.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër dje nga Kuvendi i Kosovës. Kabineti i tij qeveritar do të ketë dy zëvendëskryeministria dhe 15 ministra./21Media

Back to top button