Kurti: Takimi me Ramën më i miri që kam pasur

Kurti thotë se mini-Schengen duhet të integrohet në procesin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar takimin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën si më të mirin që ka pasur në vitet e fundit

“Unë nuk kam asgjë të keqe, asgjë personale, Kosova e Shqipëria duhet të afrohen e të integrohen a më shumë të bashkëpunojnë në secilën fushë. Nuk kemi kohë për të humbur, besoj që dallimet janë të tejkalueshme. Takimi që kam pasur në Tiranë me kryeministrin Rama është ndër takimet më të mira të dy tre viteve të fundit me të .”, u shpreh Kurti në një intervistë për DË.

Ai tutje tha se i ashtuquajturi mini-Schengeni duhet të integtrohet në procesin e Berlinit.

“Unë besoj që sa më parë mini-Schengeni siç po quhet duhet të integrohet, inkorporohet në procesin e Berlinit, që merret me Ballkanin Perëndimor 6, pra me 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet sa më parë ta integrojë këtë mini schengenin dhe të mos kemi dikund tri shtete, dikund katër shtete, por të gjashtë shtetet siç edhe u pat filluar si një iniciativë nga kancelarja gjermane zonja Merkel.”, tha Kurti./21Media

Back to top button