Diskutuan për gjendjen politike në vend dhe jo vetëm

Diskutuan për gjendjen politike në vend dhe jo vetëm

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot ka takuar politikanin serb nga Kosova, Nenad Rashiqin me të cilin ka diskutuar për situatën politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë.

Kurti me këtë rast është shprehur se me Rashqin ka diskutuar edhe për nevojën e dialogut dhe kundër siç është shprehur ai “pazareve të rrezikshme të krerëve autokratë shtetërorë”.

“Me politikanin e njohur serb nga Kosova, Nenad Rashiq, sot diskutuam për situatën politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, për nevojën e dialogut nga poshtë me serbët për integrim të qëndrueshëm shoqëror dhe institucional të tyre në Kosovë, si dhe kundër pazareve të rrezikshme të krerëve autokratë shtetërorë që po bëhen në kurriz të popujve dhe demokracisë, të paqes e të ardhmërisë”, ka shkruar Kurti në facebook./21Media