Kurti takoi anëtarët e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës

Për herë të parë që nga emërimi anëtarët e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës takuan Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Në takim u theksua rëndësia e punës së komisionit dhe e kryerjes së detyrave me profesionalizëm dhe kompetencë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe kthimit të besimit të qytetarëve në të gjitha institucionet publike, thuhet në komunikatë.
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës është organ kolegjial i cili menaxhon punën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që ka rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend.
Kurti më këtë rast, u uroi punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja të gjithë anëtarëve të komisionit, duke kujtuar se rëndësia e punës së tyre rritet edhe më shumë në kohën kur po përballemi me një periudhë inflacionare./21Media

Back to top button