Kurti tha se “DokuFest” është ngjarja më e madhe kulturore ndërkombëtare në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti, sot u shpreh se Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest” është ngjarja më e madhe kulturore ndërkombëtare në Kosovë.
Kurti deklaroi se “DokuFest” është institucion i rëndësishëm i krijimtarisë dhe edukimit artistik.
“Ndonëse ka hyrë në dekadën e tretë të ekzistencës, festivali asnjëherë nuk e humbi magjinë e vet. Përkundrazi, edhe ky edicion që nisi mbrëmë, premton një javë plot shkëlqim mbi gurët e monumenteve të Prizrenit. DokuFest është mënyra më efektive për t’ia rrëfyer botës krijimtarinë dhe potencialin tonë artistik, zellin e talentin rinor.”, shkroi Kurti në Fcaebook, me ç’rast theksoi se magjia rifilloi.
Në programin e edicionit të 21-të të “DokuFest” do të jenë 250 filma në tetë kategori garuese. “DokuFest” nisi më 5 gusht (e premte) dhe do të përfundojë më 13 gusht (e shtunë)./21Media

Back to top button